Ja çfarë duhet të hani për një gjumë të rehatshëm

Shëndetësia

Ja çfarë duhet të hani për një gjumë të rehatshëm

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:31

Vuani nga pagjumësia? Provoni të ndryshoni ushqimet që konsumoni para se të flini. Ushqimet që ju hani para se të shtriheni në shtrat kanë një rol të rëndësishëm pasi mund t’ju ndihmojnë të flini më shpejt.

 

1- Qershitë përmbajnë melatoninë, që ndihmon në kontrollimin e cikleve gjumë-zgjim.

2- Oriz Jasemini. Nëse konsumoni oriz jasemini katër orë para se të shtriheni mund t’ju zërë gjumi shumë shpejt.

3- Bananet përmbajnë magnezium dhe potasiumin, që ndihmojnë në relaksimin e muskujve.

4- Drithëra. Nëse hani karbohidrate që treten lehtë para se të flini, mund t’ju ndihmojë t’ju zërë gjumi më shpejt.

5- Patate e ëmbla përmbajnë potasium dhe karbohidrate komplekse që ju ndihmojnë të flini.

6- Qumështi përmban triptofan, megjithatë ka ende debate nëse ju ndihmon apo jo vërtetë të flini.

7- Çajrat bimorë pa kafeinë, si ai i kamomilit, ju ndihmojnë të flini gjumë më shpejt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat