Merr 800 tableta laksativ në ditë

Shëndetësia

Merr 800 tableta laksativ në ditë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Claudia La Bela kishte vetëm 35 kilogramë kur ishte pranuar në një spital në Australi.

Ajo ishte në gjendje jashtëzakonisht të dehidruar dhe kishte dhimbje të forta në stomak.  

Arsyeja e kësaj ishte marrja e mbi 800 tabletave laksativ në ditë për shkak të çrregullimeve në ushqim.  

28-vjeçarja gjatë dy viteve të fundit kishte pretenduar se kishte kancer të vezoreve në fazën terminale për të maskuar problemin e vërtetë.  Vetëm pas vdekjes së saj, familja e saj kishte kuptuar se ajo vuante nga anoreksia.  

Bela para vdekjes bleu 30 kuti me laksativ dhe bashkëshortit të saj, John i tha se në këtë mënyrë po përpiqet të pastrojë toksinat nga organizmi, të cilat ishin grumbulluar gjatë hemoterapisë.  

Bashkëshorti i saj po ashtu kuptoi se Bela nuk kishte kancer pasi lexoi raportin e autopsisë.  Ai ka paditur barnatoren ku ishin blerë barnat, pasi një sasi e madhe laksativësh tregonin qartë se Bela kishte çrregullime me ushqim.

Sidoqoftë, barnatorja është liruar nga të gjitha akuzat me arsyetimin se nuk ishte në diejni se Bela kishte probleme shëndetësore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat