Lani duart më gjatë se 15 sekonda

Shëndetësia

Lani duart më gjatë se 15 sekonda

Më: 23 maj 2018 Në ora: 23:20
Ilustrim

EDHE PSE kaherë është e njohur që larja e duarve është preventivë e shëndetit të mirë, hulumtimet e paradokohshme kanë treguar që është një numër i vogël i atyre të cilët dinë t’i lajnë duart në mënyrë të drejtë.

Në të vërtetë, hulumtuesit e Universitetit të Michiganit kanë vështruar larjen e duarve në një tualet publik.

Nga pothuajse katër mijë njerëzit, të cilët janë përfshirë në këtë vështrim, vetëm 5 për qind i kanë larë duart në mënyrë të drejtë.

Kjo do të thotë që i kanë bërë mjaftueshëm duart me sapun, pastaj i kanë fërkuar duart dhe nyjat për t’i eliminuar bakteret. Madje 10 për qind, nga të cilët shumica meshkuj, nuk i kanë lartë duart pas përdorimit të tualetit, ndërsa 30 për qind e atyre vetëm i kanë kaluar duart nëpër ujë.

Numri më i madh është i atyre të cilët i kanë larë duart me sapun dhe ujë, mirëpo më pak se 15 sekonda.

Megjithatë, duhet pasur parasysh që për eliminimin e baktereve nga duart nuk janë të nevojshëm vetëm sapunët antibakterialë. Sepse substanca triklosan, e cila është përbërës kryesor antiseptik i sapunëve antibakterialë, shkatërron florën e zorrëve.

Kjo është posaçërisht e rëndësishme për ata të cilët tashmë kanë rrezikuar shëndetin.

Prandaj mosbalancimi i mikroorgranizmave të vendosur në mënyrë të natyrshme në traktin gastrointestinal përkeqëson gjendjen e sëmundjes primare, posaçërisht te personat me diabet, pacientët me sëmundje kardiovaskulare dhe te ata të cilët vuajnë nga artriti. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat