Lënia e fëmijëve në makinë të ekspozuar në diell është vdekjeprurëse

Shëndetësia

Lënia e fëmijëve në makinë të ekspozuar në diell është vdekjeprurëse

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:27
Foto ilustrim

Makinat të cilat goditen nga temperaturat e larta të diellit, mund të vrasin të gjithë personat të cilët gjenden brenda saj.

Kështu thotë një studim i ri ndërsa rekomandon ngasësit të kenë kujdes në mos lejimin e qëndrimit të gjatë të fëmijëve të tyre brenda makinave të ekspozuara në diell.

Në fakt, kur veturat parkohen në diell, temperatura e tyre e brendshme arrin deri në tempertaturë sa vezët mund të fërgohen.

Po ashtu parkimi në hije nuk ndihmon shumë, ku temperaturat e brendshme mund të ngriten po ashtu për të paktën një orë.

Ky studim i realizua nga hulumtuesit e Universitetit shtetëror të Arizonës, ndërsa analizuan se si llojet e ndryshme të makinave ngroheshin në ditët e nxehta kur ekspozoheshin në sasi të ndryshme të hijeve apo të rrezeve të diellit në periudha të ndryshme kohore.

Si përfundim shkenca thekson se lënia e fëmijëve në makinat e nxehta mund të shkaktojë goditje vdekjeprurëse nga nxehtësia në më pak se një orë – edhe nëse parkoni në hije.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat