Kanceri i gjirit: Trajtimi pa kimioterapi nëse vërehet në fazat e hershme

Shëndetësia

Kanceri i gjirit: Trajtimi pa kimioterapi nëse vërehet në fazat e hershme

Më: 3 qershor 2018 Në ora: 21:55
Ilustrim

Shumica e grave nëse vërejnë kancerin e gjirit në fazën e hershme mund t’i shpëtojnë rrezikut të humbjes së flokëve, infertilitetit, dhimbjeve kronike e edhe vdekjes që shkaktohet nga kimioterapia.

Kjo është zbuluar pas një studimi gjenetik që është bërë në SHBA, shkruan Independent.

Tash këta doktorë me besim të lartë këshillojnë mijëra gra që vuajnë nga lloji më i zakontë i kancerit dhe mund të anashkalojnë “agonitë e kimioterapisë”, duke mos dëmtuar mundësinë e mbijetesës, kanë thënë nga organizatat e bamirësisë për të prekurat me kancerin e gjirit.

Duke prezantuar të gjeturat e studimit më të madh që trajton kancerin e gjirit që u bë duke përdorur gjenet e pacientëve, autorët amerikanë kanë thënë “Ditët e pasigurisë kanë përfunduar”.

Vetëm në Britani të Madhe rreth 55 mijë veta janë të diagnostifikuar me kancer të gjirit dhe rreth 23 mijë prej tyre janë klasifikuar si ‘hormon pozitiv receptor – HER2-negative’ në të cilin ka qenë i bazuar studimi.

“Studimi ynë tregon që kimioterapia mund të shmanget në 70% të grave, kur përdorimi i saj drejtohet nga testi dhe kufizon atë në 30% të grave të cilat parashohim që mund të përfitojnë prej saj”, ka thënë Dr. Joseph Sparano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat