Medikamenti që nxit sistemin imunitar po lufton kancerin e prostatës

Shëndetësia

Medikamenti që nxit sistemin imunitar po lufton kancerin e prostatës

Më: 10 qershor 2018 Në ora: 23:40
Ilustrim

Medikamentet që nxisin sistemin imunitar, kanë shpëtuar jetën e disa njerëzve të cilët po vuanin nga kanceri i prostatës.

Kështu deklarojnë mjekët në Britani të Madhe, derisa potencuan se rezultatet ishin spektakolare.

Madje ekipi i këtij hulumtimi e quajti këtë zbulim si një arritje të madhe në këtë lëmi.

Megjithatë, terapia nuk do të funksionojë për shumicën e pacientëve.

Hulumtuesit e Kancerit në Mbretërinë e Bashkuar thanë se hapi tjetër ishte të parashikonin se kush do të përgjigjet me efekte pozitive.

Imunoterapia po transformon trajtimin e kancerit dhe tani është pjesë e praktikës rutinore për disa kancere të lëkurës dhe mushkërive.

Punon duke marrë frenat nga sistemi imunitar i një pacienti në mënyrë që të mund të sulmojë një tumor.

Një provë e fazës së hershme, e paraqitur në takimin më të madh të mjekëve dhe shkencëtarëve të kancerit në Çikago, është i pari që tregon se kjo qasje punon edhe në kancerin e prostatës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, sëmundja është kanceri më i zakonshëm në meshkuj dhe kohët e fundit ka kaluar kancerin e gjirit për t’u bërë vrasësi i tretë më i madh i njerëzve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat