Ushqimet që na ndihmojnë në mirëmbajtjen e lëkurës

Shëndetësia

Ushqimet që na ndihmojnë në mirëmbajtjen e lëkurës

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 07:22
Ilustrim

Ushqimet që i konsumojmë çdo ditë shumë lehtë mund të kthehen në produkte bukurie.

Më poshtë janë disa receta për maska shumë efektive për mirëmbajtjen e lëkurës.

Mbani shënim, jemi të sigurt se do të na falenderoni!

Maskë me të bardhën e vezës

Kjo maskë pastron dhe hap poret – tamam ajo që ju duhet nëse jetoni në një qytet të madh ku ka shumë ndotje.

Ndani të verdhën e vezës nga e bardha.

Tundeni të bardhën e vezës.

Një leckë të pastër për fytyrë (pambuk) zhyteni në të bardhën e vezës dhe aplikojeni në fytyrë.

Lëreni të thahet dhe pastaj butësisht largojeni.

Lani fytyrën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikoni krem nëse është e nevojshme.

Maskë me avokado dhe mjaltë

Kur ndiheni të lodhur dhe keni nevojë për relaksim, kështu ndjehet edhe lëkura juaj. Kjo maskë në këto momente është ideale.

Gjysmë avokado

1/4 e filxhanit me tërshërë

1 lugë gjelle uthull molle

2 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle lëng limoni

Pastroni dhe qërojeni avokadon dhe më pas shtypeni. Shtoni tërshërën dhe përzieni masën, më pas shtoni përbërësit e tjerë. Aplikojeni këtë maskë në fytyrë.

Lëreni të qëndrojë për 20 minuta dhe pastrojeni më pas me ujë.

Maskë me të verdhën e vezës dhe vaj ulliri

Kjo maskë ushqen lëkurën tuaj.

Merrni një vezë dhe ndajeni të verdhën nga e bardha.

Përzieni të verdhën me një lugë gjelle vaj ulliri.

Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 20 minuta.

Pastrojeni me ujë të vakët.

Maskë me domate

Kjo maskë preferohet për pastrimin e lëkurës, hapjen e poreve dhe largimin e puçrrave të zeza. Po ashtu ka efekt edhe në zbardhjen e ngjyrës së lëkurës.

Merrni një domate, qërojani lëkurën dhe shtrydheni lëngun në një enë. Merrni një lugë gjelle nga ky lëng, përziejeni me nje lugë gjelle pluhur xhelatine dhe një lugë gjelle qumësht. Përzieni mirë!

Ngroheni këtë përzierje (me avull). Shtoni disa pika mjaltë dhe përziejeni prapë.

Pasi të ftohet, aplikojeni në fytyrë. Lëreni të thahet dhe më pas butësisht largojeni nga fytyra.

Maskë me qumësht dhe tërshërë

Nëse doni ta zbutni dhe njëkohësisht ushqeni lëkurën tuaj, kjo maskë është krejt çka ju duhet.

Merrni dy lugë gjelle tërshërë. Bluani derisa të krijohet një masë pluhuri.

Shtoni dy lugë gjelle qumësht të vakët dhe përzieni mirë. Më pas, shtoni edhe dy lugë gjelle vaj ulliri dhe përzieni prapë.

Vendoseni këtë maskë në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 10-15 minuta. Pastrojeni në fund me ujë të vakët.

Maskë me mjaltë

Maska që ju duhet për mirëmbajtjen e vazhdueshme të lëkurës.

Tri lugë gjelle mjaltë (organik)

1/3 e lugës së gjellë pluhur kanelle. Përzieni përbërësit dhe aplikojeni në fytyrë. Pas 10 minutave, pastrojeni më pas fytyrën me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat