Rrezitja e tepërt në diell shkakton këtë lloj kanceri

Shëndetësia

Rrezitja e tepërt në diell shkakton këtë lloj kanceri

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 17:13
Ilustrim

Një nënë e dy fëmijëve që thotë se i pëlqen rrezitja në diell, mbeti e shokuar kur vërejti një njollë në hundën e saj që doli të ishte kancer i lëkurës.

Janet Lujan, 43-vjeçe, kishte një operacion për largimin e njollës, por kjo doli të jetë e pasuksesshme, duke i shkaktuar probleme të tjera shëndetësore që e detyruan t’i drejtohej serish mjekëve.

Ajo u diagnostikua me karcinomën e qelizave basale (BCC), një kancer i zakonshëm i lëkurës dhe iu nënshtrua operacionit në hundë.

Pavarësisht shtatë muajve të trajtimit pas zbulimit të kancerit të saj të lëkurës në gusht 2017, Lujan ende ka ndjenjën e xhelozisë, duke parë njerëz të tjerë që rreziten.

Kanceri i saj, BCC, është i zakonshëm dhe përbën 80 për qind të të gjithë kancerit të lëkurës.

BCC është i ngadalshëm në rritje dhe nuk ka gjasa të përhapet në pjesë të tjera të trupit, kështu që shpesh mund të trajtohet me sukses me kirurgji për të ndalur rritjen.

Tumoret zakonisht fillojnë si diçka që nuk shërohet, por mund të kenë rritje nëse nuk trajtohen me kohë. Kur Lujan vuri re së pari njollën në anën e djathtë të hundës së saj verën e kaluar, bashkëshorti i saj zjarrfikës, Ray, 46-vjeç, sugjeroi që ajo të shkonte në spital për ta kontrolluar atë.

“Por njolla shpërtheu dhe nisi të rrjedhë gjak që nuk ndalej. Nuk mendoja se kisha të bëj me një kancer të lëkurës”, rrëfen ajo.

Lujan nuk i është nënshtruar kimioterapisë ose radioterapisë, por asaj i është larguar e gjithë zona e prekur nga karcinoma dhe kishte një operim të rikonstruktimit të hundës.

Tani që jeton pa kancer, Lujan pranon se ajo ishte e varur nga rrezitja.

"Më mungon ende rrezitja dhe ndjej pak zili kur njerëzit thonë se po zbresin në liqen, ose në park, që të shtrihen në diell. Unë shkoj ndonjëherë - mbulohem nga koka deri te këmbët”, thotë ajo.

Karcinoma e qelizave bazale (BCC) është një lloj i kancerit të lëkurës jo melanoma. Jo melanoma do të thotë se nuk përfshin qelizat e pigmentit të lëkurës. BCC përbën më shumë se 80 për qind të të gjitha formave të kancerit të lëkurës në Britaninë e Madhe, me mbi 100,000 raste të reja që diagnostikohen çdo vit.

Kjo shkaktohet kryesisht nga mbi ekspozimi i rrezeve UV nga dielli ose solariumet. BCC mund të ndodhë kudo në trup, por është më i zakonshëm në zonat e ekspozuara ndaj diellit, të tilla si fytyra, qafa dhe veshët, transmeton KosovaPress.

Ajo zakonisht është pa dhimbje. Simptomat e hershme shpesh përfshijnë vetëm një qërim që herë pas here rrjedh gjak dhe nuk shërohet. Disa shfaqen si shenja të sheshta, të kuqe, me luspa ose duken si perla. Kjo e fundit pastaj mund të shndërrohet në ulcerë.

Shumica e BCC mund të shërohen, megjithatë, trajtimi është kompleks nëse ato mbeten për një kohë të gjatë. Trajtimi zakonisht përfshin heqjen e tumorit kancerogjen dhe një pjesë të lëkurës përreth.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat