IVF nuk rrit rrezikun nga kanceri

Shëndetësia

IVF nuk rrit rrezikun nga kanceri

Më: 12 korrik 2018 Në ora: 18:18
IVF

IVF nuk rrit rrezikun nga kanceri i gjirit te femrat, kanceri ovarian ose ai në mitër, tregon një studim i publikuar sot.

Studimet e mëparshme implikojnë trajtimin e fertilitetit në rritjen e rrezikut për sëmundje të tilla, për shkak të niveleve të larta të hormoneve të ekspozuara.

Megjithatë, shkencëtarët nga University College i Londrës zbuluan se gratë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kushte të tilla pas IVF nëse kanë faktorë të tjerë të rrezikut, siç është historia familjare e kancerit.

Që nga fëmija i parë i lindur me IVF në korrik 1978, deri në pesë milionë foshnja kanë lindur me këtë metodë në mbarë botën, transmeton KosovaPress.

Në Britani të Madhe dhe SHBA, rreth një në tetë gra do të zhvillojnë kancerin e gjirit në një pikë në jetën e tyre. Kanceri i mitrës është forma e katërt më e zakonshme e sëmundjes.

Studiuesit kanë analizuar të dhënat e 255.786  femrave që kishin IVF në Britani të Madhe ndërmjet viteve 1991 deri 2010.

Gratë ishin mesatarisht 34-vjeç dhe kishin përfunduar një raund IVF në fillim të studimit. 19 për qind e tyre kishin një shkak të paqartë të infertilitetit. Në 44 për qind të rasteve shkaku është menduar të lidhet me gratë, ndërsa problemet mashkullore përbënin 33 për qind të rasteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat