Shtatzënia nuk shkakton karies në dhëmbë

Shëndetësia

Shtatzënia nuk shkakton karies në dhëmbë

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 06:44
Ilustrim

Nuk është e vërtetë se shtatzënia është shkaktar i drejtpërdrejt i kariesit. Nëse dhëmbët kanë qenë të shëndoshë para shtatzënisë, ata nuk do të prishen as gjatë nëntë muajve të tjera të shtatzënisë.

Paraqitja e kariesit gjatë shtatzënësisë është zakonisht si pasojë e ndryshimeve të shprehisë së nënës së ardhshme, para së gjithash lënia pas dore e higjienës orale duke u kujdesur më shumë për frytin, shprehia kah ushqimi i ëmbël, sasia e zvogëluar e kripërave minerale, mungesa e vitaminave, vjellje e shpeshtë, etj.

Të gjithë këta faktorë të përmendur shpijnë deri te ulja e pH (rritja e aciditetit) së pështymës dhe veprimi demineralizues i acidit në smaltin e dhëmbit.

Nëse nëna e ardhshme mban si duhet higjienën e gojës, kjo njëherazi do të shërbejë si motiv që kjo shprehi të përcillet edhe në fëmijën e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat