Rritet rreziku nga zhvillimi depresionit prenatal

Shëndetësia

Rritet rreziku nga zhvillimi depresionit prenatal

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 16:13
Foto ilustrim

Shtatzënat e sotme kanë më shumë gjasa për të vuajtur nga depresioni në krahasim me nënat e tyre, tregon një studim britanik.

Stresi i botës moderne mund të jetë shkaktar i kësaj rritje, thotë autorja e studimit Rebecca Pearson, eksperte për epidemiologji psikiatrike nga Universitetit Bristol në Britani.

“Të dhënat tona tregojnë se simptomat që shoqërojnë rritjen e numrit të depresioneve lidhen me stresin dhe ndjenjën e ankthit, gjë që mbështet teoritë e pasojës së një bote moderne të përshpejtuar", tha Pearson.

Ndërsa depresioni post-traumatik është një problem i njohur, gjatë dhjetëvjeçarit të kaluar gjithnjë e më shumë vëmendje u është kushtuar simptomave që ndodhin para lindjes së një fëmije, Priya Gopalan, një psikiatër nga Universiteti i Magee për sëmundjet e grave në Pittsburgh.

Sipas hulumtimit, rezultatet e të cilit janë publikuar në revistën JAMA Network Open, ekipi shkencor ka krahasuar të dhënat e 2390 femrave që kanë lindur në fillim të viteve 1990 me 180 femra të gjeneratës së ardhshme, të cilat ishin vajza të tyre.

Mosha mesatare e grave në të dyja grupet ishte midis 22 dhe 23 vjeç. Ndër gjeneratat e vjetra, 17 për qind kishin simptoma të depresionit gjatë shtatzënisë, ndërsa 25 për qind e brezit të ri vuanin nga depresioni.

Bijat e grave që vuanin nga depresioni prenatal kishin një rrezik veçanërisht të lartë për ta zhvilluar atë.

Studimi gjeti se ato kishin tre herë më shumë shanse për të zhvilluar simptomat e depresionit krahasuar me gratë shtatzëna, nënat e të cilave nuk vuanin nga depresioni gjatë shtatzënisë së tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat