Kanceri i lëkurës, analizë gjaku për melanomën

Shëndetësia

Kanceri i lëkurës, analizë gjaku për melanomën

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 23:51
Foto ilustrim

Shkencëtarët australianë thonë se kanë krijuar një test gjaku për të kapur melanomën në fazat e saj të para.

Analiza është krijuar për të bërë më të lehtë evidentimin e kancerit të lëkurës para se të bëhet fatal.

Aktualisht, mjekët bazohen në ekzaminimin e lëkurës dhe biopsisë për të zbuluar melanomën, e cila përhapet shumë shpejt.

Shkencëtarët thonë se analiza e gjakut mund të japë rezultate shumë më të sakta se sa syri i njeriut.

Analiza mbledh melanoma duke njohur auto-antitrupa të prodhuara nga trupi për të luftuar kancerin në fazën e hershme.

Në një përpjekje ku u përfshin 200 persona, gjysma e të cilëve me kancer, testi ishte i suksesshëm në 81.5 % të rasteve. Tashmë do t’i nënshtrohet testeve klinike që do të zhvillohen brenda tre vjetësh, në një përpjekje për të përmirësuar saktësinë me 90%. Shkencëtarët shpresojnë që ajo të miratohet për përdorim brenda 5 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat