Inteligjenca artificiale parandaloi shpërnarjen e kancerit të prostatës

Shëndetësia

Inteligjenca artificiale parandaloi shpërnarjen e kancerit të prostatës

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 13:34
Ilustrim

Inteligjenca artificiale ka parandaluar shpërndarjen e kancerit të prostatës tek një pacient, i cili kishte formën e avancuar të kësaj sëmundje.

Pacienti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte tumore që ishin shpërndarë jashtë prostatës së tij dhe ishte duke u trajtuar me një ilaç eksperimental, të aprovuar për trajtimin e kancerit.

Inteligjenca artificiale, e njohur si CURATE.AI, në këtë rast u përdorë për të monitoruar për së afërmi gjendjen e pacientit, përgjigjen e tij ndaj medikamenteve, dhe rregullimin e dozave të ilaçit sipas përmirësimeve që kishte treguar.

Këto ndryshime në dozë kanë ulur tumor markerët e tij në gjak në nivelin më të ulët që kishte qenë ndonjëherë, ndërsa skanimet CT kanë treguar se tumoret nuk ishin shpërndarë më shumë.

Shkencëtarët janë shprehur optimist se inteligjenca artificiale mund të përmirësojë qasjen e pacientëve në medikamente të ndryshme dhe kombinim të terapive sipas nevojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat