Studimi/ Njerëzit e zgjuar janë të çrregullt, flenë vonë dhe shajnë shumë

Shëndetësia

Studimi/ Njerëzit e zgjuar janë të çrregullt, flenë vonë dhe shajnë shumë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 07:16
Ilustrim

Njerëzit e zgjuar priren të jenë më të çrregullt, të flenë vonë dhe të thonë më shumë fjalë të pista. Ky është përfundimi i arritur nga tre studime të ndryshme, të bazuara në zakonet e njerëzve që kanë koeficient inteligjence më të lartë se mesatarja. Studiuesit në Universitetin e Minesotës, në vitin 2013, vunë re një lidhje mes inteligjencës së lartë dhe kreativitetit me tryezën e çrregullt të punës.

Studimi, i publikuar në PsychologicalScience.com, u bazua në dy përfundime themelore: rrëmuja e tavolinës mund të jetë për shkak të dembelizmit, por edhe të mungesës së kohës dhe një çrregullim i tillë stimulon kreativitetin. Një tjetër prirje anormale ka të bëjë me oraret: njerëzit më të mençur, në përgjithësi, shkojnë në shtrat vonë dhe nuk zgjohen shumë herët. Këtë e mbështet edhe një studim i kryer nga psikologu japonez, Satoshi Kanazaëa, i publikuar në “Psychology Today”.

Ndër njerëzit më të njohur me koeficient të lartë inteligjence, që qëndronin zgjuar për pjesën më të madhe të natës kanë qenë: Charles Darwin, Winston Churchill, Elvis Presley, Keith Richards dhe Barack Obama. Edhe më i çuditshëm duket të jetë rezultati përfundimtar i një studimi të kryer nga dy studiues amerikanë, i botuar në “Science Direct” dhe i bazuar te vëzhgimi i aftësive leksikore të njerëzve në raport me koeficientin e inteligjencës (IQ).

Çuditërisht, doli se njerëzit më inteligjentë janë ata që tentojnë të mallkojnë më shumë, pa hequr dorë nga përdorimi i fjalëve të këqija. Në veçanti, ata që kanë tendencë të thonë disa shprehje të ndryshme vulgare dhe kanë fjalor më të pasur se të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat