Kalimi në kolegj mund të shkaktojë çrregullime mendore

Shëndetësia

Kalimi në kolegj mund të shkaktojë çrregullime mendore

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 15:18
Ilustrim

Kalimi nga shkolla në kolegj mund të jetë i vështirë për këdo.

Këtë e tregon edhe një sondazh, ku thuhet se një në tre studentë në kolegj ka raportuar se kishe vuajtur nga çrregullime të shëndetit mendor.

Në studimin e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se kjo nuk vlen vetëm për studentët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe për të tillë në tetë vende tjera të industrializuara anembanë botës.

Ata kanë raportuar se mosha mesatare në të cilën fillojnë këto çrregullime është rreth 14 vjeç, por ky nuk është studimi i vetëm i bërë për këtë çështje.

Një studim i vitit 2014 zbuloi se 33 përqind e studentëve të anketuar raportuan se kishin vuajtur nga depresioni i rëndë, e një tjetër i vitit 2016 raportoi se 39 për qind e studentëve po luftonin me të paktën një sëmundje mendore.

Shoqata Amerikane e Shëndetit Amerikan (ACHA) ka gjetur se studentët raportojnë se ankthi dhe depresioni janë ndër faktorët më të mëdhenj që ndikojnë negativisht në performancën e tyre akademike.

“Nëse një në tre studentë të kolegjit po kërkonin shërbime të shëndetit mendor, qendrat tona të këshillimit nuk do të ishin në gjendje të menaxhonin”, tha për Healthline, Keith Anderson, presidente e ACHA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat