Të dhëna interesante mbi migrenën

Shëndetësia

Të dhëna interesante mbi migrenën

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 19:33
Ilustrim

Kush vuan nga dhimbjet e kokës e di mirë se çfarë dhimbjesh janë. Po ju tregojmë disa të dhëna kurioze mbi cefalenë, një problem që shumë njerëz minimizojnë, por që prek thellësisht aftësinë e atyre që e vuajnë.

Migrena është një formë kronike që ka një impakt mbi cilësinë e jetës së pacientëve. Këta njerëz kanë dyfish mundësinë për të vuajtur depresionin, ankthin dhe dhimbjen kronike, si dhe çrregullimet respiratore dhe faktorë risku kardiovaskularë dhe kjo është arsyeja që kanë më shumë nevojë për vëmendje dhëndetsore. Ja disa të dhëna interesante mbi këtë sëmundje:

Sipas OBSh-së migrena është një nga 20 sëmundjet më invalide që ekzistojnë.

Rreth 42.5% e pacientëve vuajnë invaliditetin nga e moderuar në grave. 20-25% e pacientëve  që vuajnë nga migrena kurrë nuk janë konsultuar për këtë sëmundje me mjekun dhe 50% e braktis trajtimin gjatë konsultave të para.

Migrenat ndahen në episodike (të paktën 15 ditë pa dhimbje në muaj) dhe kronike (duke nisur nga 15 ditë në muaj përgjatë të paktën tre muajve).

Pacientët kanë zakonisht mes 1 dhe 4 krizave mujore me një kohëzgjatje prej 4-72 orë.

4% e pacientëve që bëjnë një konsultë tek neurologu e bëjnë për shkak të një migrene kronike.

Është një sëmundje shumë e shpeshtë e megjithatë koha mesatare e identifikimit që nga fillimi deri tek diagnoza është 28.7 muaj.

80% e pacientëve prezantojnë krizat e para para moshës 30 vjeçare.

Mungesa e punës dhe humbja e produktivitetit nga kjo sëmundje ka një kosto prej 2 000 milionë eurosh.

Migrena, mbi të gjitha forma kronike prek shumë cilësinë e jetës së pacientëve, çka rrit mundësinë e prekjes nga depresioni, ankthi, çrregullimet respiratore, risku kardiovaskular.

Shkaku i migrenës nuk është i qartë, por shkencëtarët besojnë se i detyrohet një ndryshimi në ekuilibrin e serotoninës. Shkencëtarët e kanë eliminuar idenë se sëmundja vjen nga pamjaftueshmëria e furnizimit të trurit. Pjesa më e madhe e migrenave nuk ka simptoma të tjera neurologjike, por 10 -15% e tyre kanë simptoma neurologjike.

A mund të parandalohet migrena?

Ka faktorë që e theksojnë migrenën dhe në një farë mënyrë mund të parandalohet duke i kushtuar vëmendje disa zakoneve të mira të jetës. Ndihmon ruajtja e një ritmi gjumi konstant, praktikimi i teknikave të shpeshta të relaksimit, evitimi i zhurmave të mëdha, ruajtja ndaj ndryshimeve klimatike, evitimi i stresit si dhe praktikimi i ushtrimeve fizike me një ritëm të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat