Alkooli është ndër shkaktarët kryesorë të vdekjeve tek njerëzit.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, rreth 3 milionë njërëz gjatë vitit vdesin nga alkooli.
Rreth 2,3 milionë e këtyre vdekjeve në vitin 2016 ishin burra dhe rreth 29% e vdekjeve të shkaktuara nga alkooli kishin ardhur si pasojë e lëndimeve, përfshirë këtu aksidentet në trafik apo vetëvrasjet.
OBSH këtë raport e publikon çdo katër vite, dhe nga kjo rezulton se më të prekurit janë të rinjtë, 13.5% e numrit total të viktimave të alkoolit janë të rinj rreth të njëzetave. Raporti po ashtu nënvizon se konsumi i alkoolit është më i madh tek të varfërit sesa tek të pasurit.
Pasojat e alkoolit janë shumë të mëdha. Fatkeqeësisht konsumimi i tij, vazhdon të rritet vit pas viti.
Evropa mbetet rajoni që konsumon më shumë alkool në shkallë globale dhe është fajtor për më shumë se 10% të të gjitha vdekjeve në kontinent.