Zbardhni dhëmbët me sodë të bukës

Shëndetësia

Zbardhni dhëmbët me sodë të bukës

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:12
Ilustrim

Kur është fjala për dhëmbë të bardhë, kjo është një dëshirë që ndajmë të gjithë.

Me pak mund ta arrini atë, edhe në kushte shtëpie e pa shumë telashe.

Një nga mënyrat më të preferuar për zbardhjen e dhëmbëve është larja e tyre me sodë të bukës.

Soda e bukës krijon alkaline në gojën tuaj, gjë e cila parandalon rritjen si dhe zhvillimin e baktereve.

Nuk ka asnjë mënyrë që t’i zbardhi dhëmbët shpejt apo brenda natës, mirëpo me këtë veprim do të vëreni dallim në dhëmbët tuaj me kalimin e kohës.

Shkenca ende nuk e ka vërtetuar se soda e bukës zbardh dhëmbët, mirëpo shumë studime tregojnë se pastat e dhëmbëve me sodë të bukës kanë një rëndësi të madhe për zbardhjen e dhëmbëve.

Një studim ka gjetur se pasta që përmban sodë të bukës është shumë më efikase në largimin e shenjave të verdha nga dhëmbët, krahasuar me pastat standarde pa sodë të bukës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat