Ushqimet që pastrojnë mëlçinë nga toksina

Shëndetësia

Ushqimet që pastrojnë mëlçinë nga toksina

Më: 30 shtator 2018 Në ora: 22:22
Ilustrim

Çdo gjë që konsumojmë në trupin tonë kalon përmes mëlçisë. Nëse jeni të prirë nga zakoneve të ushqimeve të këqija, atëherë mëlçia e shëndetshme shumë lehtë mund të dëmtohet dhe me këtë edhe vetë gjendja e organizmit.

Ushqimet me yndyrë dhe të fërguara, pijet jo të shëndetshme, alkooli dhe barnat janë armiqtë kryesorë të mëlçisë sonë, e cila në trup ka funksionin që pastron organizmin nga përbërjet e dëmshme, transmeton KosovaPress.

Për shkak të punës së rëndë që kryen, mëlçia mund të jetë tepër e mbingarkuar, gjë që mund të shkaktojë probleme shëndetësore.

Mëlçia nuk është e lidhur me sistemin tonë nervor dhe sëmundja e saj është shumë e vështirë të zbulohet, por lajm i mirë është se ajo regjenerohet dhe pothuajse çdo dëmtim mund të riparohet.

Këto janë ushqimet që riparojnë punën e mëlçisë:

Xhenxhefili - një antioksidant shumë i fuqishëm që përshpejton metabolizmin dhe ndihmon në largimin e yndyrës nga trupi. 

Arrat - përmbajnë sasi të mëdha të acideve yndyrore omega-3 që përshpejtojnë procesin e detoksifikimit. 

Lakra - ndikon enzimat e mëlçisë që rregullojnë dhe përshpejtojnë punën e saj. 

Menta - gjethet e saj janë të pasura me flavanoide që veprojnë si një antioksidant i fuqishëm. 

Hudhra - inkurajon krijimin e enzimeve që ndihmojnë trupin për të larguar toksinat.

Agrume të pasura me vitaminë C janë një antioksidant i fuqishëm që ndihmon mëlçinë që të largojë më shpejt sa më shumë gjëra të dëmshme. 

Çaji jeshil – përbërësi i tij catechin e bën këtë çaj një antioksidant që pastron trupin.

Perimet me gjethe jeshile - janë të pasura me klorofil dhe janë shumë efektive në neutralizimin dhe nxjerrjen e toksinave nga sistemi i gjakut. 

Avokado - plot me vitaminë C vepron si një deuretik natyror që liron trupin nga toksina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat