Hiqni dorë nga ilaçet e gjumit, këto janë ushqimet e vetme që do ju ndihmojnë të flini si qengj

Shëndetësia

Hiqni dorë nga ilaçet e gjumit, këto janë ushqimet e vetme që do ju ndihmojnë të flini si qengj

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 06:40
Ilustrim

Në qoftë se problemi juaj më i madh i këtyre muajve të fundit është pagjumësia, ne në Living kemi zgjidhjen e duhur që ju nevojitet. Sipas një studimi të kohëve të fundit personat që zgjedhin ilaçet për të fjetur janë më të predispozuar drejt kancerit.

E ndërkohë që mendoni a është ky studim i saktë apo jo, po sikur mos t’i provoni fare ilaçet? Zgjidhmi njërin nga këto ushqime dhe do rregulloni gjumin tuaj dhe do të shpëtoni nga ky problem një herë e mirë:

Mjalti: Hidhni një lugë mjaltë në një gotë me qumësht ose në çajin tuaj të preferuar.Ky përbërës ul nivelin e hormonit orexin,i cili është shkaktari kryesor i pagjumësisë.

Bananja: Anashkaloni ushqimin e rëndë më yndyrë dhe hani një banane. Ajo është e pasur me kalium, një mineral i cili është ideali për një gjumë të thellë dhe të qetë.

Fasulet: Vitamina B ndihmon në trajtimin e pagjumësisë. Fasulet janë të pasura më këtë vitaminë, ndaj dhe nëse i hani në një sallatë do ju vijnë në ndihmë për të fjetur më shpejt.

Lajthitë: Një grusht me lajthi është një racion i mjaftueshëm për t'ju ngopur, por dhe për t'ju ndihmuar të flini mirë. Zakonisht lajthitë apo farat e kungullit kanë një përbërës të lartë qetësues.

Kosi: Një gotë me kos do të ishte ideali përpara se të shtriheni për të fjetur. Ai përmban kalcium i cili ndihmon në procesin e gjumit.

Lëng qershie: Qershitë janë të pasura me melatoninë dhe sipas studimeve të shumta të pish rregullisht lëng qershie apo t’i hash ato çdo darkë, ju ndihmon të flini sa më qetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat