Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë komplikimet gjatë operacioneve

Shëndetësia

Inteligjenca Artificiale mund të parashikojë komplikimet gjatë operacioneve

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 08:27
Ilustrim

Shkencëtarët kanë zhvilluar një sistem të makinerisë që mëson, i cili mund t’ju ndihmojë mjekëve të parashikojnë komplikime të rrezikshme me gjakun gjatë operacionit.

Programi, i quajtur Prescience, përdorë të dhënat nga dokumentet e pacientit dhe shenjat vitale për të përmirësuar aftësitë e parashikimit të hypoxemia – nivele të ulëta të oksigjenit në gjak – deri në 16% para operacionit dhe 12% gjatë operacionit.

Hypoxemia mund të çoje në nivele te ulëta të oksigjenit në inde, gjë që shkakton dëmtimin e organeve e në disa raste edhe vdekje.

Prescience nuk ofron vetëm parashikimet për këtë rrezik mirëpo edhe shpjegimet për të, p.sh konkluzione se pacienti është në rrezik për shkak të indeksit të lartë të masës në trup apo niveleve të oksigjenit në gjak.

Sipas ekipit nga Universiteti Washington në Seattle, kjo teknologji do të jetë një ndihmesë e madhe për mjekët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat