Njerëzit e gjatë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancerin

Shëndetësia

Njerëzit e gjatë kanë më shumë gjasa të zhvillojnë kancerin

Më: 27 tetor 2018 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Ka shumë gjëra për të cilat ne të gjithë e dimë se mund të bëjmë për të frenuar rrezikun e marrjes së kancerit.

Shmangia e produkteve të duhanit është e para në listë, poashtu edhe ushqimi është i renditur lartë në listë. Një gjë që sigurisht nuk mund ta kontrollojmë është gjatësia jonë, dhe studimet e kaluara kanë treguar se rreziku i kancerit rritet më shumë nëse je i gjatë.

Njerëzit më të gjatë janë në rrezik më të madh nga kanceri, sipas një studimi të ri që ka analizuar të dhënat nga më shumë se një milion njerëz.

Ekspertët theksojnë se rezultatet tregojnë vetëm një rritje shumë të vogël të rrezikut, krahasuar me faktorë të tillë si pirja e duhanit.
Përveç kësaj, është e paqartë se çfarë mund të jetë çelësi kryesor. Teoria kryesore është se njerëzit e gjatë kanë qeliza të shumëfishta që mund të shkaktojnë kancer. Megjithatë, nivelet e hormoneve, sëmundjeve të tjera dhe varfërisë mund të rrisin rrezikun.

Një raport i publikuar nga Shoqëria Mbretërore thotë se për çdo rritje në lartësinë njerëzore prej dhjetë centimetra mbi mesataren – mesatarja është 170 centimetra për meshkujt dhe 160 centimetra për femrat – ka një rrezik 10 për qind më të lartë të kancerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat