Kanceri i mushkërive: Këto janë shenjat paralajmëruese dhe mënyrat e parandalimit

Shëndetësia

Kanceri i mushkërive: Këto janë shenjat paralajmëruese dhe mënyrat e parandalimit

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 00:18
Ilustrim

Ka më shumë se 46,000 raste të kancerit të mushkërive në Britani çdo vit, sipas Hulumtimeve të Kancerit në Britani të Madhe.

Edhe pse 89% e rasteve janë të parandalueshme, kanceri i mushkërive doç vit i shkakton rreth 36,000 vdekje.

Por ka disa ndryshime jetese që mund t’i ndihmojnë njerëzit të shmangin sëmundjen potencialisht vdekjeprurëse.

E qartë është lënia e duhanit, e cila është mënyra më e mirë për të parandaluar kancerin e mushkërive – por OBSH gjithashtu rekomandon që të bëhen edhe disa ndryshime të thjeshta në dietë.

Faqja e internetit e OBSH thotë: “Hulumtimet sugjerojnë që të hahet me yndyrë të ultë, fibra të larta, duke përfshirë të paktën pesë pjesë në ditë të frutave dhe perimeve të freskëta.

Ngrënia e pamjaftueshme e frutave dhe perimeve është e lidhur ngushtë me rreth 9% të rasteve të kancerit të mushkërive në Britani, sipas një studimi.

Por, ka edhe disa mënyra tjera për ta parandaluar kancerin e mushkërive:

1. Leni duhanin:

Pirja e duhanit është shkaku kryesor i kancerit të mushkërive. Rreziku i vdekjes nga kancer i mushkërive është rreth 15 herë më i lartë tek duhanpirësit sesa tek jo-duhanpirësit.

2. Ushtroni rregullisht:

Nëse aktualisht nuk jeni duke bërë ndonjë ushtrim, filloni ngadalë dhe ndërtoni një rutinë prej 3 seancash në javë.

3. Shmangni kancerogjenët në punë:

Nëse ju punoni me kimikate toksike, sigurohuni që të merrni të gjitha masat për të mbrojtur veten.

Nëse jepet një maskë fytyre sigurohuni që gjithmonë ta mbani atë dhe pyetni mjekun tuaj se çfarë mund të bëni për të mbrojtur më tej.

Nëse jeni i shqetësuar për gjendjen tuaj shëndetësore, aktivitetin fizik dhe të tjera, vizitoni menjëherë mjekun tuaj.

Në listën më poshtë, do t’i radhisim edhe disa nga simptomat që mund të jenë paralajmëruese për kancerin e mushkërive e që nëse ju shfaqen ju duhet ta vizioni menjëherë mjekun tuaj:

1. Kollë që nuk largohet për dy apo tre javë
2. Një kollë e gjatë që përkeqësohet
3. Infeksione të vazhdueshme të gjoksit
4. Kollitje me gjak
5. Një dhimbje ose dhembje gjatë frymëmarrjes ose kollitjes
6. Pushim i vazhdueshëm
7. Lodhje e vazhdueshme ose mungesa e energjisë
8. Humbja e oreksit ose humbja e pashpjegueshme e peshës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat