4 shkaktarë të dhunës në familje

Shëndetësia

4 shkaktarë të dhunës në familje

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 09:19

Dhuna në familje është një shqetësim i pashmangshëm për shumë shoqëri, është ndër dukuritë e cila luftohet shumë, për të siguruar mirëqenie si për familjet ashtu edhe për rendin publik.

Në mënyrë që të luftohet dhe parandalohet me sukses, duhet të dihen shkaktarët e dhunës në familje.

Media ju sjell më poshtë katër shkaktarët më të shpeshtë të saj:

1.     Një prej arsyeve bazike të shpërfaqjes së dhunës në familje besohet të jetë dhuna në prindër. Fëmijët mësojnë sjelljet duke dëshmuar për sjelljen e prindërve, dhe pastaj të njëjtat veprime i përsërisin.

2.     Droga dhe alkooli po ashtu ndikojnë në dhunën në familje. Shpesh herë sulmuesit bëhen agresivë vetëm nën ndikim të substancave, kurse kur janë të kthjellët betohen se nuk do të ndodh kurrë më.

3.     Stresi është një tjetër shkaktar i zakonshëm i dhunës në familje. Disa njerëz nuk mund ta përballojnë stresin në punë, në jetë, dhe mënyra që të shfaqin është përmes ushtrimit të dhunës në familje.

4.     Megjithëse çështjet e shëndetit mental zakonisht shkaktohen nga dhuna, nganjëherë ato detyrojnë personin që të bëhet sulmues. Sjellje të tilla rrallë herë janë vullnetare apo të kontrollueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat