Çfarë janë pikat e kafta

Shëndetësia

Çfarë janë pikat e kafta

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 16:04
Foto ilustrim

Pikat e kafta janë një grup i melanociteve apo qelizave të lëkurës, në të cilat pigmenti është më shumë i përqendruar.

Shumica e këtyre pikave shfaqën deri në moshën 25 vjeç dhe përafërsisht një trup i një njeriu ka 10 deri në 40 kësi lloj pikash.

Ekzistojnë tri lloje kryesore të këtyre pikave: të lindura, të fituara dhe displastike.

Pikat të cilat janë të formuara që nga lindja, shfaqën tek 1% e njerëzve.

Pikat e kafta të fituara kryesisht paraqiten nga rrezatimi i tepërt në diell gjatë adoleshencës apo shtatzanisë.

Ndërsa ato dispaltike mund të jenë edhe të lindura dhe të fituara me një formë të madhe dhe me një ngjyrë më të errët.

Pikat e kafta të fituara dhe displatike(ato që shihen më shumë) mund të jenë rrezik për kancerin në lëkurë, kështu që duhet pasur kujdes nga rrezatimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat