Çfarë sëmundje shkakton ajri i ndotur

Shëndetësia

Çfarë sëmundje shkakton ajri i ndotur

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 08:36
Ilustrim

Ditët e fundit përsëri është raportuar për ndotjen e lartë të ajrit në Kosovë, sidomos në kryeqytet.

Ajri i papastër është forma më vdekjeprurëse e ndotjes. Ai është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme.

Kjo i kushton ekonomisë globale qindra miliarda dollarë çdo vit në orë pune të humbura. Studimi “Kostoja e Ajrit të Ndotur: Forcimi i Bindjes Ekonomike për Veprim”, është kryer nga Banka Botërore dhe Instituti i Matjes dhe Vlerësimit të Shëndetit. Ky studim thekson se rreth 90 për qind e popullsisë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, janë të ekspozuar ndaj niveleve të rrezikshme të ndotjes së ajrit.

Në vitin 2013 mbi 5 milionë njerëz gjetën vdekjen nga sëmundjet e lidhura me ajrin e ndotur jashtë dhe brenda shtëpive. Kanceri i mushkërive, çrregullime kronike pulmonare dhe infeksione të rrugëve të frymëmarrjes, janë të lidhura me ajrin e ndotur.

Ai mund të kontribuojë gjithashtu në sëmundjet kardiovaskulare. Ajri i ndotur mund të dëmtojë veçanërisht rëndë fëmijët, të moshuarit apo kategoritë e njerëzve që përballen me probleme shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat