Kina bëhet gati të eksplorojë planetin Mars

Shkencë & Teknologji

Kina bëhet gati të eksplorojë planetin Mars

Më: 3 janar 2021 Në ora: 17:20
Mars

Sonda kineze Tianwen-1” udhëtoi më shumë se 400 milionë kilometra deri në orën 06:00 të së dielës dhe pritet të hyjë në orbitën e Marsit gjatë muajit tjetër.

Kur sonda arrin afër Marsit, do të jetë rreth 190 milion kilometra larg Tokës . Kina nisi Tianwen-1’’,më 23 korrik, duke filluar misionin e pavarur të eksplorimit planetar.

Sonda ka fluturuar në hapësirë për 163 ditë dhe aktualisht është rreth 130 milionë kilometra nga Toka dhe rreth 8.3 milionë kilometra  larg nga Marsi.

Zëvendëskomandanti i projektit  në Akademinë Kineze të Teknologjisë Hapësinore, shpjegoi rrugën e fluturimit

“Sonda po  fluturon më shpejt,  madje edhe më shpejt  kur del nga ndikimi i gravitetit heliocentrik. Aktualisht, shpejtësia në thelb është e  qëndrueshme në rreth 22 kilometra (në sekondë) (në raport me Tokën)”, u shpreh Li Zhencaizëvendëskomandati i projektit.

Ndërsa sonda po ndjek planetin e kuq në hapësirë, Marsi dhe Toka janë duke lëvizur rreth diellit njëkohësisht, dhe distanca që sonda në të vërtetë udhëton është më larg se distanca e saj në vijë të drejtë me Tokën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat