Elon Musk fton në një bashkëbisedim presidentin Rus Vladimir Putin

Shkencë & Teknologji

Elon Musk fton në një bashkëbisedim presidentin Rus Vladimir Putin

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 17:03
Foto ilustruese

CEO i Tesla Elon Musk ditën e Shtune ftoi presidentin Rus Vladimir Putin në një bisedë në aplikacionin dhe rrjetin social Clubhouse, platformën e cila ndërlidh njerëz përmes bisedave zanore në vend të postimeve të statuseve dhe mesazheve direkt.

Ftesën Musk ja bëri presidentit Rus nga rrjeti social Twitter.

Më pas publikoi një cicërimë tjetër në gjuhën Ruse ku thoshte se ishte nder i madh për të nëse ai pranon ftesën.

Arsyeja pse Musk është i interesuar për një bisedë me presidentin Rus në Clubhouse nuk dihet e as nëse ka marrë përgjigje.

Që nga debutimi një vit më parë, aplikacioni Clubhouse tërhoqi vëmendjen e gjigantëve të teknologjisë dhe për tu bërë pjesë e tij duhet të merrni një ftesë nga një përdorues aktiv.

Popullariteti në rritje bëri që aplikacioni në bllokohej në Kinë. Aktualisht është i disponueshëm vetëm në iPhone dhe përdoruesit mund të dëgjojnë bashkëbisedime në një varietet temash nga teknologjia tek sporti, prindërimi e literatura. Ky rrjet social nuk ka as foto, as postime as video, vetëm foto profili dhe zëra përdoruesish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat