Marka Jaguar në pronësi të Land Rover do të jetë e gjitha elektrike deri më 2025 tha kompania.
Prodhuesi Britanik premtoi të nxjerrë në shitje modelet e elektrike të të gjithë linjës ekzistuese Jaguar dhe Land Rover deri më 2030.
Transformimi do ti kushtojë kompanisë 3.4 miliardë dollarë çdo vit dhe shihet si një lëvizje e madhe por pa mundësi tjetër.
Si çdo kompani tjetër e prodhimit të makinave është nën presion për të reduktuar emetimet CO2 ndërsa çdo vit masa regullatore implementohen në këtë drejtim.
Megjithatë Land Rover do të investojë edhe në teknologjinë e makinave me hidrogjen por që kjo e fundit të jetë miqësor me mjedisin, hidrogjeni duhet prodhuar nga burime të rinovueshme.
Edhe marka tjetër Britanike Bentley Motors në pronësi të Volkswagen tha në Nëntor se mbarë linja e makinave do të jetë elektrike deri më 2030.