SpaceX ankorohet me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Shkencë & Teknologji

SpaceX ankorohet me Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Më: 24 prill 2021 Në ora: 15:13
SpaceX

Anija hapsinore SpaceX dërgoi sot në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës katër astronautë nga tre vende të ndryshme të botës.

Sipas Agjencisë Hapësinore Amerikane (NASA), kapsula e SpaceX-it e cila u nis të premten nga Qendra Hapësinore Kennedy në Florida u ankorua të shtunën herët në mëngjes.

Ky është fluturimi i tretë me ekuipazh, një bashkëpunim mes kompanisë së sipërmarrësit Elon Musk dhe NASA-s.

Ankorimi mëngjesin e së shtunës shënon herën e parë të ripërdorimit të një rakete që ka fluturuar më parë me ekuipazh njerëzor në bord.

SpaceX dërgon astronautë në stacionin hapësinor nën një kontratë disa miliarda dollarëshe me NASA-n. Fluturimi i raketave të ripërdorshme ndihmon në uljen e kostos së programit hapësinor./VOA

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat