​Lajm i mirë për natyrën – fokat janë gjithnjë e më të pranishme në bregdetin belg

Shkencë & Teknologji

​Lajm i mirë për natyrën – fokat janë gjithnjë e më të pranishme në bregdetin belg

Më: 2 maj 2021 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Gjatë vitit 2020, rreth 1.900 foka u panë në plazhet belge, dhe për disa vite tani, nuk ka qenë e pazakontë që shëtitësit të shohin fokat, raportoi portali "Focus on Belgium".

Sipas raportit të fundit të Institutit Mbretëror Belg të Shkencave të Natyrës mbi gjitarët detarë, fokat janë gjithnjë e më të pranishme në bregdetin belg, falë dy faktorëve.

Faktori i parë është ndalimi i tregtisë dhe importit të lëkurës dhe produkteve të tjera të fokës, i cili është futur në Bashkimin Evropian që nga viti 2009. Një faktor tjetër është përmirësimi gradual i mjedisit, sepse niveli i emetimeve të gazrave dhe lëngjeve të dëmshme nga anijet është i kufizuar.

Shkencëtarët kanë theksuar gjithashtu një reduktim të përbërjeve toksike industriale të lëshuara në det. Përmirësimi i cilësisë së ujit ka pasoja pozitive për jetën detare.

Këlyshët e fokave shpesh shihen në breg gjatë dimrit pasi nuk mund të fillojnë një aventurë deti derisa të marrin yndyrë të mjaftueshme dhe të humbin qimet që kanë në lindje, shtoi portali belg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat