Apple ruan informacione të përdoruesve në Kinë

Shkencë & Teknologji

Apple ruan informacione të përdoruesve në Kinë

Më: 21 maj 2021 Në ora: 16:46
Apple

Apple ka konfirmuar se ka ruajtur informacioneve të konsumatorëve Kinezë në qendrat e të dhënave në Kinë pas raporteve të New York Times.

Megjithatë kompania insistoi se nuk ka pasur asnjë kompromentim të dhënash as nga ana e kompanisë as klientëve.

Kina prej vitesh akuzohet se përdor teknologjinë për të gjurmuar qytetarët e madje zhvilluar mjete për përgjimin masiv.

Duke ruajtur informacione në serverët Kineze Apple i është nënshtruar ligjeve lokale duke vënë në dyshim besueshmërinë e kompanisë.

Por vetë kompania thotë se i nënshtrohet ligjeve lokale në të gjitha vendet ku ka një prezencë fizike. Në Dhjetor të 2020-ës Apple ishte kompania e cila fshiu 46 mijë aplikacione nga dyqanet e aplikacioneve në Kinë pas një urdhrit shtetëror.

Shumica ishin lojëra të cilat duhej të kishin një licencë për të operuar në Kinë. Në 2019-ën gjiganti tjetër Google braktisi një projekt për të lançuar një version të censuruar të motorit të kërkimit në Kinë pas kritikave nga vetë stafi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat