Huawei4HER është nisma më e re nga Women4Cyber Albania, mbështetur nga Huawei

Shkencë & Teknologji

Huawei4HER është nisma më e re nga Women4Cyber Albania, mbështetur nga Huawei

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:07
Huawei

Women4Cyber Albania ka lançuar serinë e MasterClass #Huawei4HER me temë “Sigurimi i hapësirës kibernetike përmes Data Science” pranë Qendrës Rinore “TEN”.

Kjo iniciativë synon të zvogëlojë hendekun gjinor dhe të aftësive në fushën e TIK dhe sigurisë kibernetike. Në aktivitetet që do të organizohen në vijim, pritet të angazhohen ekspertë të fushës dhe do të krijohet ndërveprim me studentë të talentuar duke organizuar cikle mujore mentorimi, duke përfshirë një seri trajnimesh inspiruese, kurse trajnimi për aftësitë teknike dhe soft skills.

Me 25 Maj seria e masterclass nisi me takimin e parë me pjesëmarrjen e znj. Eralda Dhamo (Gjika), PhD.

Zonja Dhamo është lektore në Fakultetin e Shkencave të Natyrës pranë Universitetit të Tiranës dhe research scientist me një ekspertizë të fortë në matematikë. Ajo është eksperte në analizën dhe programimin e të dhënave me R. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat