Pandemia rrit dërgesat me postë

Shkencë & Teknologji

Pandemia rrit dërgesat me postë

Më: 28 qershor 2021 Në ora: 16:37
Foto ilustrim

Pandemia Covid dhe kufizimet e lëvizjes se mallrave e personave vijojnë të ndikojnë në volumin e shërbimeve postare në vend. AKEP raporton se Gjatë tremujorit të pare të vitit 2021 rezultojnë 6,940,395 objekte  postare  të  pranuara  dhe  të dërguara nga Posta Shqiptare dhe Ofruesit e Shërbimeve Postare, me një rritje prej 1.9% krahasur me të njëjtin tremujor të një viti më parë, kur totali I tyre ishte 6,813,647. Për tremujorin e pare të vitit 2021 Posta  Shqiptare zë rreth 79% të  tregut  postar përkundrejt Ofruesve të tjerë të shërbimeve postare të cilët së bashku zënë 21%

Posta Shqiptare në tremujorin e parë 2021 ka realizuar 5,451,274 shërbime postare, shifër e cila përkthehet në 178,051 objekte postare më shumë se tremujori i katërt 2020, sikundër ofruesit e shërbimeve postare në tremujorin e parë 2021 kanë realizuar 86,459 objekte postare më pak se në tremujorin e katërt të vitit 2020.

Nga të dhënat e raportuara rezulton se volumin më të madh të objekteve  postare e zë shërbimi universal  postar me rreth 74.4%  ose 5,165,718 objekte postare, ndjekur nga shërbimi ekspres me 13% ose 900,729 objekte postare. Shërbimi jo universal zë 12.6% ose 873,948 objekte postare

Vërehet  qartë  që  pjesën  më  të  madhe  të shërbimeve postare  e  zë  Shërbimi  Universal  Postar,  i  cili  luhatet  në  nivelet  rreth 74%  për tremujorin e pare të vitit 2021.Nga krahasimi i periudhës T1-2021 me periudhën T4-2020, vërehet një rritje e numrit të shërbimeve postare në  masën 91,592 shërbime, sikundër nga krahasimi  i tremujorit  të parë  vitit  2021 me tremujorin  e  pare të vitit 2020 vërehet një rritje e shërbimeve postare në masën rreth 126,748 shërbime. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat