Star Venture hap thirrjen në mbështetje të startupeve nga Shqipëria, Kosova dhe Ballkani Perëndimor

Shkencë & Teknologji

Star Venture hap thirrjen në mbështetje të startupeve nga Shqipëria, Kosova dhe Ballkani Perëndimor

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 18:02
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) hapi thirrjen e tretë në programin Star Venture me qëllim të që identifikojë startupe inovative dhe zhvilluar potencialin e tyre të plotë.

Në Ballkanin Perëndimor aplikimet në këtë program janë të hapura deri më 1 Gusht 2021 dhe startupet që i bashkohen Star Venture do të përfitojnë konsulencë nga ekspertë ndërkombëtar, mentorship dhe mundësi për tu lidhur me investitorë potencialë.

Star Venture në Ballkanin Perëndimor mbështetet nga Ministria e Financave të Luksemburgut.

Puna me sipërmarrje të vogla deri të mesme përgjatë 25 viteve, i kanë dhënë BERZH ekspertizën e nevojshme për të mbështetur ekosistemin e startupeve.

Aktualisht ky program operon në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Serbi, Bosnje & Hercegovinë, Maqedoni e Veriut, Egjipt, Jordani dhe Tunizi.

Mbi 200 kompani të reja janë mbështetur nga ky program në Ballkanin Perëndimor dhe Rajonin e Mesdheut Jugor dhe Lindor.

Çfarë ofron programi?

Në Star Venture startupet do të përfitojnë workshope biznesi, këshillim të personalizuar, sesione mentorimit online dhe fizikisht, akses në një rrjet global partnerësh biznesi dhe akses në financim.

Startupet që duan ti bashkohen Star Venture duhet të jenë të bazuara në një prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, të kenë të ardhura deri në 1 milionë euro, të jenë në treg prej 5 vitesh dhe të posedojnë teknologjinë e duhur për tu rritur më tej.

Çdo vit një kohortë startupesh i bashkohen programit. Për startupet nga Ballkani Perëndimor që duan ti bashkohen këtij programi duhet të plotësojnë formularin online brenda datës 1 Gusht në këtë lidhje: https://airtable.com/shrr7pCZ9cZt3E6Jq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat