Miliarderi britanik uron Bezos për aventurën 11 minutëshe në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Miliarderi britanik uron Bezos për aventurën 11 minutëshe në hapësirë

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 17:28
Jeff Bezos

Fluturimi i parë i kapsulës “Blue Origin” në hapësirë me njerëz në bord ishte një sukses.

Anëtarët e ekuipazhit Jeff Bezos, Mark Bezos, Wally Funk dhe Oliver Daemen udhëtuan më shumë se 60 milje mbi Tokë në një fluturim që zgjati rreth 11 minuta.

Kjo aventurë në hapësirë erdhi vetëm nëntë ditë pasi miliarderi britanik Richard Branson fluturoi me sukses në hapësirë me kompaninë e tij, Virgin Galactic.

Branson uroi ekuipazhin e “Blue Origin” pas fluturimit të tyre, duke e quajtur atë “mbresëlënës!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat