Veçoria që mund t’ju bëjë dukeni “agjent” – Apple dëshiron të shtojë një kamerë në Apple Watch

Shkencë & Teknologji

Veçoria që mund t’ju bëjë dukeni “agjent” – Apple dëshiron të shtojë një kamerë në Apple Watch

Më: 31 maj 2022 Në ora: 21:02
Foto ilustrim

Apple po eksperimenton edhe një herë me mënyrat për të integruar një kamerë në Apple Watch.

Sipas Patently Apple, ideja e fundit e kompanisë është të vendosë një aparat fotografik në orën e avancuar.

Me këtë, përdoruesit mund të shkrepin një fotografi përmes kyçit të dorës, duke e drejtuar orën dixhitale drejt subjektit.

Veçoria te ora dixhitale mund të ketë edhe një emetues drite për të ndriçuar një skenë gjatë shkrepjes së fotografisë.

Ajo do të funksiononte si sensor fiziologjik, ashtu edhe një blic kamere, në mënyrë që përdoruesi të ketë ndriçim më të mirë për imazhet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat