Si do të duket kolonizimi i Marsit gjatë viteve të ardhshëm, sipas animacionit të SpaceX – disa anije kozmike e një bazë e tërë e njerëzve atje

Shkencë & Teknologji

Si do të duket kolonizimi i Marsit gjatë viteve të ardhshëm, sipas animacionit të SpaceX – disa anije kozmike e një bazë e tërë e njerëzve atje

Më: 12 prill 2023 Në ora: 18:47
Foto ilustrim

Miliarderi Elon Musk e ka demonstruar përmes një videoje se si planifikon të kolonizojë Marsin në vitet e ardhshme.

Kompania SpaceX e miliarderit, publikoi një video pesë minutëshe të martën, duke treguar se si planifikon të zbarkojë njerëzit në Mars me anijet kozmike Starship.

Videoja animatore, tregon se si mund të duket nëse anija kozmike Starship zbarkon në Mars një ditë.

Gjithçka fillon kur anija Starship niset përtej reve drejt hapësirës dhe pjesa e parë e raketës shkëputet më pas sapo anija kozmike hyn në orbitë.

Mirëpo ajo që vërehet në këtë video nuk është vetëm udhëtimi i parë i anijes kozmike në Planetin e Kuq. Aty mund të shihet një koloni e tërë e njerëzve, me shumë anije kozmike të zbarkuara si dhe një stacion i njerëzve në Mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat