SpaceX do të shpenzojë deri në 2 miliardë dollarë për raketën ‘Starship’ vetëm këtë vit

Shkencë & Teknologji

SpaceX do të shpenzojë deri në 2 miliardë dollarë për raketën ‘Starship’ vetëm këtë vit

Më: 30 prill 2023 Në ora: 15:47
Foto ilustrim

Elon Musk pret që SpaceX të shpenzojë deri në 2 miliardë dollarë në zhvillimin e mëtutjeshëm të raketës së saj Starship këtë vit, teksa kompania po përpiqet të punojë drejt lansimit të saj të parë pas dështimit që e pati më herët gjatë këtij muaji.

“Pritjet e mija për fluturim e radhës janë se raketa do ta arrijë orbitën e tokës”, tha Musk gjatë një diskutimi në Twitter Space të shtunën mbrëma.

Përderisa SpaceX bën raunde dytësore rreth dy herë në vit, për t’u dhënë një shans punonjësve dhe aksionarëve të tjerë të kompanisë për të shitur aksione, Musk tha se kompania “nuk parashikon nevojën për të mbledhur fonde” për të forcuar më tej programin Starship dhe sipërmarrjet e tjera të tij, raporton CNBC.

“Duke u nisur nga informatat që i kam unë, ne nuk kemi nevojë të mbledhim fonde shtesë për SpaceX,” shtoi Musk.

Ndërsa në lidhje me lansimin e parë dramatik të raketës me 20 prill, drejtori ekzekutiv i SpaceX i pati këto fjalë: “Rezultati ishte afërsisht në atë që prisja, e ndoshta edhe pak më i mirë se pritshmëritë e mia”.

SpaceX ka shumë prototipa të mëtejshëm në faza të ndryshme të montimit dhe synon të nisë përpjekjen e radhës për të arritur hapësirën me raketën e lartë brenda disa muajsh.

“Qëllimi i këtyre misioneve është vetëm marrja e informacionit. Ne nuk kemi asnjë ngarkesë brenda saj – por ne vetëm duam të mësojmë sa më tepër që mundemi rreth hapësirës”, bëri të ditur Musk.

Probabiliteti për të arritur në orbitë me një fluturim Starship këtë vit në Musk thotë se “ndoshta” qëndron tek shifra 80 për qund, por u shpreh se ai mendon se ka “edhe një shans prej 100 për qind për të arritur në orbitë brenda 12 muajve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat