Elon Musk e vendos një ‘X’ të madh në zyrat qendrore të kompanisë në San Francisko – por mund të ketë thyer disa rregulla

Shkencë & Teknologji

Elon Musk e vendos një ‘X’ të madh në zyrat qendrore të kompanisë në San Francisko – por mund të ketë thyer disa rregulla

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 13:52
Foto ilustrim

Elon Musk të premten e vendosi një logo të madhe të “X-it” në zyrat qendrore të kompanisë në San Francisko si pjesë e ribrendimit të kompanisë e cila më parë njihej si Twitter.

Sipas AP, zyrtarët e qytetit kalifornian tani janë duke hetuar mbi atë se nëse kompania kishte lejet e duhura për instalimin e logos.

Patrick Hanna nga Departamenti për Inspektimin e Ndërtesave, tha se për shkak të arsyeve të sigurisë, “X-it” i duhet një rishikim dhe aprovim i planit, shkruan Business Insider.

Ky veprim vije pasi që vikendin e kaluar, Musk njoftoi se kompania do të largonte emrin dhe logon e Twitter dhe do të ribrendohet në X.

Të shtunën, drejtori ekzekutiv e shpërndau një video të logos së ndriçuar pasi bëri shaka duke thënë se pronari i ndërtesës “vazhdon ta thërras policinë në lidhje me modifikimet e logos sonë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat