Ku është zhdukur Planeti “Theia” që krijoi Hënën pas përplasjes së madhe?

Shkencë & Teknologji

Ku është zhdukur Planeti “Theia” që krijoi Hënën pas përplasjes së madhe?

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 12:30
Gjeofizikanti, Qian Yuan, hodhi teorinë se një pjesë e madhe e bërthamës së Tokës ka origjinë nga ky planet.

Planeti “Theia”, goditi Tokën rreth 4.6 miliarda vite më parë, duke formuar Hënën, por ku është zhdukur ky planet?

Deri më tani asnjë pjesë e tij nuk ishte zbuluar, por disa shkencëtarë mendojnë se kanë gjetur vendndodhjen e disa prej këtyre fragmenteve, duke përdorur teknologjinë.

Gjeofizikanti, Qian Yuan, hodhi teorinë se një pjesë e madhe e bërthamës së Tokës ka origjinë nga ky planet.

Por ky mendim u hodh poshtë nga kolegët e tij pasi e cilësojnë si një teori që nuk ka prova.

Por shkencëtari Quan, nuk hoqi dorë nga teoria e tij dhe së bashku me disa kolegë të tij modeluan disa projektime të përplasjes së planetit Theia, duke pohuar se nëse do të kishte një madhësi të caktuar dhe do të godiste Tokën me një shpejtësi specifike, kjo teori mund të pranohej.

Nga këto hipoteza u zbulua se ekzistonte mundësia që Theia të jetë ndërfutur brenda mantelit të Tokës dhe të jetë origjina e një pjese të madhe të bërthamës, dhe të jetë gjithashtu shkaku i formimit të Hënës.

Studimet e mëtejshme të shkencëtarëve provuan, po ashtu, se disa kristale që ndodhen në siperfaqen e Hënës, të Marsit dhe të Tokës, u formuan gjatë përplasjes së Theias që kulmoi me daljen e magmës në hapësirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat