Facebook Live edhe në kompjuterë e llaptopë

Shkencë & Teknologji

Facebook Live edhe në kompjuterë e llaptopë

Më: 15 shtator 2016 Në ora: 20:11
Ilustrim

‘Facebook Live’ deri më tani ofrohej vetëm për përdoruesit e telefonave mobilë, por rrjeti social ka konfirmuar se veçoria do të vijë tani edhe në kompjuterë dhe llaptopë.

"Ne do të fillojmë që sot t’i ofrojmë njerëzve mundësinë e transmetimet live në Facebook duke përdorur kompjuterin apo laptopin e tyre", ka bërë të ditur një përfaqësues i Facebook.

Zgjerimi i veçorisë Facebook Live vjen pas kërkesave të shumta të gazetarëve për këtë shërbim, por jo vetëm. 

Fillimisht, ajo ofrohet vetëm për ‘një përqindje të vogël’ përdoruesish, dhe do të zgjerohet akoma në muajt në vazhdim.

Ata të cilët tashmë kanë akses tek veçoria e Facebook Live për desktop mund të përdorin për transmetimin live kamerat e integruara apo të lidhura me llaptopët dhe kompjuterët e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat