Google dhe Facebook bëhen bashkë për një projekt madhor

Shkencë & Teknologji

Google dhe Facebook bëhen bashkë për një projekt madhor

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 16:32
Ilustrim

"Google" dhe "Facebook" po ndërtojnë kabllon më të shpejtë, i cili kalon përmes Oqeanit Paqësor.

Kjo kabllo e cila do të transmetojë të dhëna me shpejtësi 120 terabit për sekondë (Tbps) do të lidh Los Angeles me Hong Kong. Gjatësia e kësaj kablloje nënujore do të jetë 12,800 km dhe do të jetë kabllo trans-paqësor me kapacitetin më të lartë.

Image

Kjo kabllo do të këtë pesë çiftore optike me kapacitet 24 Tbps secila. Kostoja e këtij projekti është 400 milionë dollarë amerikanë.

Më herët, "Facebook" kishte bashkuar forcat me "Microsoft" për të vendosur kabllo nënujore trans-atlantike e cila ka kapacitet prej 160 Tbps.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat