Facebook fillon ofrimin e kërkimit të rrjeteve Wi-Fi afër jush

Shkencë & Teknologji

Facebook fillon ofrimin e kërkimit të rrjeteve Wi-Fi afër jush

Më: 24 nëntor 2016 Në ora: 00:31
FB Wi - FI

Facebook po teston një veçori të re në aplikacionin kryesor nëpërmjet të cilit mund të kërkoni për rrjete Wi-Fi që gjenden afër jush.

Pak muaj më parë Facebook filloi të kërkonte informacion nga faqet për rrjetet Wi-Fi që gjenden në adresën e tyre fizike.

Mesa duket rrjeti social tashmë ka grumbulluar informacion të mjaftueshëm për të lançuar atë që e kishte planifikuar prej kohësh.

cxluisoxgaak2a2

Veçori më e re i vjen në ndihmë shërbimit të transmetimit live të videove nga rrjeti social ndërsa përdoruesit tentojnë të gjejnë lidhje të qëndrueshme interneti.

Fotoja e realizuar është marrë nga një paisje iOS dhe nuk dihet nëse edhe ata Android e kanë këtë veçori.

Madje edhe në iOS nuk është i disponueshëm për të gjithë. Nëse jeni me fat, veçorinë e re do e gjeni në menunë e stilit hamburger të aplikacionit mobil. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat