Aplikacioni i ri i Apple, ju mundëson leximin e librave

Shkencë & Teknologji

Aplikacioni i ri i Apple, ju mundëson leximin e librave

Më: 26 nëntor 2016 Në ora: 18:36
Apple

Pa shumë zhurmë, para disa ditësh, Apple lançoi një aplikacion të ri për TVOS, për të nxitur prindërit dhe fëmijët të lexojnë së bashku.

iBooks Storytime është disponibël për t’u shkarkuar nga App Store dhe premton t’u ofrojë një mënyrë të re familjeve për të lexuar librat klasikë të fëmijëve dhe për të zbuluar të tjerë…

Aplikacioni iBooks Storytime përmban opsionin “Read-Aloud” që tregon librin dhe shfleton automatikisht faqet.

Ju mund ta përdorni aplikacionin për të lexuar libra në televizor, duke përdorur telekomandën Siri, për të shfletuar faqet; po ashtu ekziston edhe mundësia për leximin me zë të lartë.

Në disa raste janë edhe efektet zanore dhe fjalët theksohen në ekran në momentin që ato lexohen me zë të lartë.

Nëse ju doni t’ia lexoni vetë librin fëmijës tuaj, mund të çaktivizoni aplikacionin dhe të kaloni në faqen tjetër me telekomandën e Apple.

Përdoruesit mund ta blejnë iBook ku të duan, dhe nëse Apple TV i tyre është i lidhur me account tuaj në iCloud, titujt do të shfaqen automatikisht në aplikacion.

Për të përdorur iBooks Storytime, ju nevojitet

-Një Apple ID, me pagesë

-Apple TV (gjenerata e 4) me versionin e fundit të TVOS

Kur të jeni gati, shkarkoni aplikacionin iBooks Story Time nga App Store në Apple TV .

Pasi ta keni shkarkuar librin tuaj, ai shtohet në ekranin My Books. Për të lexuar një libër mjafton që ta zgjidhni atë te My Books. Nëse ju e keni lënë përgjysmë leximin e librit, Storytime do ta nisë aty ku e keni ndërprerë. Storytime lexon librin për ju, evidenton çdo fjalë dhe shfleton çdo faqe.

Nëpërmjet telekomandës së Apple TV ju mund të shfletoni librin si të dëshironi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat