Google, Facebook, Twitter e Microsoft bashkë kundër terrorizmit online

Shkencë & Teknologji

Google, Facebook, Twitter e Microsoft bashkë kundër terrorizmit online

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 18:49
Mark Zuckerberg

Google, Facebook, Twitter e Microsoft kanë njoftuar për një përpjekje të përbashkët për të përshpejtuar largimin nga interneti të përmbajtjeve terroriste. Përmbajtjeve të dhunshme ose në gjendje për të përhapur idetë radikale do t’u caktohet një etiketë.

4 gjigantët po krijojnë një bazë të dhënash me bashkëpunimin e Internet Watch Foundation, siç shkruan The Verge, në mënyrë që të mund të ndërhyjnë në kohën e duhur.

Katër gjigantët në këtë mënyrë i përgjigjen presionit të bërë nga Komisioni Europian që nuk është i kënaqur me kohën e largimit të përmbajtjeve të dhunshme në internet, ku siç raporton Financial Times vetëm në 40% të rasteve ndërhyrja kryhet brenda 24 orësh.

“Pas 48 orësh rritet në 80% duke treguar se “objektivi realisht mund të arrihet”. Ka thënë për revistën britanike, Komisioneri Evropian për Drejtësi, Vera Jourova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat