10 kuptimet e fshehura të logove më të famshme në botë

Shkencë & Teknologji

10 kuptimet e fshehura të logove më të famshme në botë

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 15:40
Llogoja e Apple

Sikur çdo gjë të ishte lehtësisht e dallueshme nga të gjihtë, bota nuk do të ishte aq interesante. Kuptimet e fshehura, simbolet dhe gjithçka që lidhet me logot duket se është një botë e tërë për t’u zbuluar. Më poshtë do të lexoni kuptimet e 10 logove të mirënjohura në të gjithë botën.

Hyundai- Letra H përfaqëson dy njerëz që përshëndeten, respektivisht klienti dhe kompania.

Adidas- Janë shkronjat e Adolf Dassler, krijuesit të kompanisë. Ndërkohë që imazhi ka ndryshuar ndër vite, ai klasiku me tre vija simbolizon malin dhe vështirësitë me të cilat një sportist duhet të përballet.

Apple- Dizajnuesi i kompanisë Rob Yanov bleu një kilogramë mollë dhe kishte më shumë se një javë që përpiqej të vizatonte diçka kreavite. Pa asnjë ide, Rob kafshoi një mollë dhe pasi e pa gjysme të kafshuar në dorën e tij mendoi se kjo ishte një gjetje gjeniale.

Sony Vaio – Logoja është bashkim i simbolit të transmetimit digjital 1 dhe 0 dhe analog, vala.

Amazon- Shigjeta që del nga A dhe përfundon në Z tregon që kompania mund të shese të gjitha produktet nga A në Z.

Në logon e Toyotës mund të lexoni të gjitha shkronjat që formojnë këtë fjalë.

Logoja e kufjeve Beats është lehtësisht e dallueshme, por e veçanta lidhet me kuptimin e ndërthurur, Beats (shkronja) me imazhin e kufjeve.

Çokollatat e Zvicrës Toblerone, kompania e të cilave ndodhet ne Bern, ndryshe i njohur qytetit i arinjve ka në logo të fshehur një ari.

BMW ka të fshehur flamurin e Bavarisë, origjinën e kompanisë.

Coca-Cola ka të fshehur në emër flamurin e Danimarkës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat