Samsung sërish kopjon rivalin Apple, kësaj radhe me dëgjuese!

Shkencë & Teknologji

Samsung sërish kopjon rivalin Apple, kësaj radhe me dëgjuese!

Më: 2 janar 2017 Në ora: 00:45

Samsung do të lansoj një palë dëgjuese me Bluetooth, të ngjashme në dizajn dhe funksionim me AirPod të Appl

Sipas burimeve të reja, dëgjueset do të lansohen së bashku më telefonin e ri të kompanisë, Galaxy S8. Megjithatë, dëgjueset pa tela nuk janë ndonjë risi për kompaninë.

Gjiganti koreano-jugor ka lansuar dëgjueset Gear IconX në Britani më herët gjatë këtij viti. Këto dëgjuese pa tela vijnë me një ekran të vogël përmes të cilit mund të kontrollohet muzika.

Megjithatë, këto dëgjuese pa tela që kanë hapësirë prej 4GB janë më shumë të fokusuara për fitnes dhe nuk konkurrojnë direkt me AirPod të Apple.

Sipas SamMobile, Samsung do të lansoj dëgjueset ‘wireless’ në të njejtën kohë me Galaxy S8. Megjithatë, është e paqartë nëse dëgjueset do të shiten veçmas apo do të përfshihen në pakon e telefonit të ri të kompanisë.

Samasung Galaxy S8 pritet që të vijë pa portin për dëgjuese ‘3.5mm’, ngjashëm me iPhone 7 të Apple.

Kjo do të thotë që Samsung dëshiron që konsumatorët e tyre të përdorin dëgjuese përmes portit USB-C ose dëgjuese pa tel

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat