Facebook po punon për të lexuar trurin tuaj

Shkencë & Teknologji

Facebook po punon për të lexuar trurin tuaj

Më: 14 janar 2017 Në ora: 19:56
Ilustrim

Rrjeti më i populluar në botë Facebook dëshiron që të lexojë mendjen tuaj dhe për këtë po zhvillon aftësitë në ndarjen e hardwareve në Kaliforni, i fokusuar në teknologjinë ‘interface” kompjuterike.

Projekti bazohet tek Neuroshkenca, duke ndezur spekulimet se ëndrra e Mark Zuckerber është ajo e komunikimit telepatik përmes teknologjisë, e cila është në rrugën e realizimit.

Nëse aktualisht, Facebook di shumë gjëra për ju, është duke u përgatitur për nivelin e ardhshëm.

Ndërtesa misterioze 8 e grupit ka nisur vitin e kaluar si një agjenci për të studiuar risitë e “realitetit të rritur virtual dhe inteligjencës artificiale, që po përparon në fusha të rëndësishme”.

Investime prej qindra milionë dollarë është dhënë nga Zuckerberg, ndërsa janë punësuar inxhinierët e “neuroimaging”, ose ata që merren me studimin e imazheve në prodhimin e strukturës apo aktivitetit të trurit ose pjesëve të tjera të sistemit nervor, teknika të tilla si  rezonanca magnetike ose tomografia e kompjuterizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat