Medaliet e Tokio 2020 do të prodhohen nga celularët e vjetër!

Shkencë & Teknologji

Medaliet e Tokio 2020 do të prodhohen nga celularët e vjetër!

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 07:57
ilustrim

Komiteti i Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike 2020 të Tokios ka filluar një iniciativë fisnike të bazuar mbi riciklimin që do të mundësojë realizimin e medalieve të arta, argjendta dhe bronxta me celularë dhe smartfonë të vjetër, njofton “The Japan Times”.

Ky projekt u shpall të mërkurën e kaluar dhe do të zhvillohet nëpërmjet bashkëpunimit të kolosit të telekomunikacionit “NTT Docomo” dhe të Qendrës së Higjenës Mjedisore Japoneze. Mbledhja do të fillojë në prill dhe do të bëhet nëpërmjet koshash që do të vendosen në hyrje të rreth 2 400 pikash shitjesh të telefonave dhe në të gjitha zyrat kryesore të administratës publike.

Për të arritur nivelin e tetë tonëve duhen disa miliona smartfonë që nëpërmjet një procesi ndarës të materialeve do të reduktohen në dy tonë që më pas do të transformohen në 5 000 medaliet e nevojshme për të vlerësuar të gjithë atletët fitues në disiplinat e ndryshme.

Ndonëse edhe në ediciane të mëparshme janë përdorur materiale ricikluese për çmimet, në Lojhërat e Tokios do të jetë hera e parë që do të shfrytëzohen smartfonë të vjetër dhe mbi të gjitha do të jetë e vetmja që do të prodhojë medjale 100 për qind nga materiale të riciklueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat